Një person është lënduar si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur, Avdyl Pacolli, shefi i Urgjencës së Prishtinës.
“Flitet për një paciente të gjinisë femrore e cila e ka pësu një politraumë më lëndime të shumfishta, ndërkohë është në parametrat vital për jetën”, ka thënë Pacolli.