Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Arbëria, pasi një vajzë dyshohet të ketë pësuar politraumë të shumëfishtë.
Sinjali merr vesh se çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës, ka rënë duke i shkaktuar viktimës lëndime.
Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim zyrtar, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.