Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Dëshmitari i 41-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W04489 do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e sotme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në përmbledhjen e lexuar dje nga prokurori Matt Halling, u tha se dëshmitari është i afërm i një viktime që pretendohet se është vrarë dhe zhdukur nga Drenoci.
Pprokurori kërkoi që për shkak të natyrës së pyetjeve që kanë dhe duke marrë parasysh masat mbrojtëse për dëshmitarin, të kalojnë në seancë private dhe dëshmitari po vazhdon të dëshmojë në seancë të mbyllur për publikun.