Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, ka thënë se rruga “A” është projekti më i rëndësishëm i Prishtinës.
Ai në T7 tha se pezullimi i punimeve nga Komercialja ka shkaktuar që të humbasë tempoja e punimeve.
Sipas Xhaferit, në fund të vitit ka qenë e planifikuar të asfaltohet gjysma e rrugës.
“Sivjet ka pasë me u përmbyll, vetëm për shkak që neve na u kanë pezullu mbi 4 muaj punimet në Gjykatën Komerciale, ne në fund të vitit kemi pasë gjysmën e rrugës me asfaltu. Katër muaj janë pezullu dhe e kemi humbur tempon e punimeve aty, sepse ka qenë një tempo jashtëzakonisht e madhe. Pra, segmenti nga Veterniku deri tek vazhdimi i rrugës “B” përmbyllet edhe do ta shohim një rrugë model të cilën Prishtina nuk e ka pasur ndoshta për 10 vjet ose që nga paslufta. E kam nënshkruar pjesën e tenderimit nga Veterniku deri tek Kalabria.”