Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vazhduar me akuza në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetit të vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi i quajti ata si ‘dy zhvatësit më të mëdhenj në Kosovë dhe Luginë të Preshevës’.
“Besnik Bislimi i ka ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës mbi 150 mijë euro për familjarin e tij Faton Bislimi kinse për lobim në SHBA për çështjen e shqiptarëve të Luginës.“, ka shkruar Arifi.
Tutje, kryetari i Preshevës tha se Bislimi ka këshilltar që person që i nënshtrohet presidentit serb Vuçiq.
“Besnik Bislimi ka “këshilltar” një vasal të Vuçiqit, i cili e ka quajtuar luftën çlirimtare të UÇPMB-së, si REBELIM të shqiptarëve, sakaq ka bërë marketing dhe thirrje për të studiuar në Universitetin e Beogradit, sepse sipas tij na qenka më i mirë se ato shqiptare.“, ka shkruar Arifi.