Vitia: 11 minatorë janë liruar për në shtëpi, dy ende nën kujdesin e stafit mjekësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dhënë detaje mbi gjendjen e 13 minatorëve të lënduar në Minierën e Trepçës, si pasojë e rrjedhjes së acidit sulfurik.

Vitia tha se 11 minatorë janë liruar në shtëpi, për shkak se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

E dy prej tyre po vazhdojnë të trajtohen, transmeton lajmi.net.

“Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve. Ata nuk kanë rrezik për jetën”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Tutje ministri Vitia ka përgëzuar stafin e Spitalit Rajonal të Mitrovicës “që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar”.