Humbi nënën gjatë bombardimeve nga një predhë në derë të shtëpisë, Hasani rrëfen historinë e rëndë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka rrëfyer një nga ngjarjet më tragjike për të – humbjen e nënës.

Profesori dhe veprimtari i njohur, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ka thënë se e ndjera humbi jetën tragjikisht gjatë kohës së luftës, saktësisht në ditën e dytë të bombardimeve.

Hasani po ashtu rrëfen se përveç nënës, ai tragjikisht humbi edhe djalin e tezës, i cili u vra pas shtëpisë së tij.

“Nëna është vra me të 26-tin, i bie dita e dytë e bombardimeve, në derë të shtëpisë. Edhe Latifin, djalin e tezës, e kanë pushkatu pas shtëpisë sime, kam plot tezakë, por me të kam qenë më i lidhur. Ajo ka qenë tronditje”, u shpreh ai.

Kush e gjuajti predhën që e vrau nënën e tij dhe si e varrosën të ndjerën shokët e Hasanit, ndiqeni rrëfimin në vazhdim: