Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se vendimi për zgjerimin e sheshit deri tek Katedralja është i prerë, derisa shtoi se konsideron që zgjerimi deri tek rrethi me flamur është çështje për mandatin e ardhshëm.
“Së pari prej hotelit Grand deri tek Katedralja, kryetari po e përmend edhe rrethin me flamur, por unë konsideroj që ajo është e mandatit të radhës, e jo e këtij mandati. Deri te katedralja është vendim i prerë, e kemi projektu e kemi nda buxhetin edhe pritet që shumë shpejtë gjatë javëve të ardhshme ta prokurojmë”, tha ai në T7.
Pasi u përmend zgjerimi deri te rrethi me flamur, reagoi analisti Valon Syla.
“Ja ka nis mu ndalë ka pak, për neve deri në Çagllavicë le të shkon por…”, tha Syla.