Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta zyrtarizojë brenda pak kohësh koalicionin parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate.
Këto dy parti kanë vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të garojnë me një listë dhe platformë të përbashkët.
Lajmi.net ka siguruar marrëveshjen që këto dy parti, njëra parlamentare e tjetra joparlamentare, e kanë arritur.
Në marrëveshje thuhet ndër të tjera se “Të dyja këto parti dakordohen ta krijojnë Frontin e përbashkët për Shtetin e Kosovës”.
Aty specifikohet se AAK e Nisma janë të hapura edhe për partitë tjera “që kanë për synim ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë si dhe integrimin e Kosovës në struktura euro-atlantike”.
Në fund qartësohet se objektivat politike dhe aspektet teknike do të specifikohen me një aneks të veçantë