Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar disa udhëzues për identifikim e kartëmonedhave dhe monedhave Euro origjinale nga ato false.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, BQK ka bërë me dije se ka të hartuar manuale, që tregojnë mbi veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë të kartëmonedhave dhe monedhave Euro, raporton Express.
“Mbajeni monedhën në dorë dhe prekni sipërfaqen e saj. Në monedhat origjinale, për dallim nga ato të falsifikuara, imazhi/relievi dallon qartë nga sfondi i monedhës. Monedhat euro kanë një anë të përbashkët dhe një anë kombëtare. Në anën e përbashkët është numri që tregon vlerën e monedhës ndërsa në anën kombëtare është gjithmonë ndonjë dizajn i vendit ku është emetuar /lëshuar monedha”, sqaron BQK.
Tutje, “Vëzhgoni fillimisht skajin e monedhës, ndoshta duke përdorur një xham zmadhues për ta parë më mirë. Skajet kanë karakteristika të ndryshme në madhësi, trashësi dhe formë për secilën prerje të monedhës. Renditni monedhat e të njëjtës prerje sipër njëra-tjetrës dhe vëzhgoni të dy skajet. Hapësirat e ngritura dhe të lëmuara gjithashtu do të jenë të puthitura në mënyrë të përkryer në monedhat origjinale. Mikro pikat në hartën e Bashkimit Evropian në anën e përbashkët të monedhave origjinale në prerjet 1 dhe 2 euro janë shumë të vogla dhe vështirë të realizueshme në monedhat e falsifikuara”.
“Kontrollimi i vërtetësisë së monedhave mund të bëhet edhe me ndihmën e një magneti, për ta përcaktuar vërtetësinë e secilës monedhë, sepse prerjet e ndryshme kanë veti magnetike të ndryshme nga njëra-tjetra. Te monedhat 1 dhe 2 euro, të cilat janë bimetalike, pjesa e brendshme është pak magnetike ndërsa pjesa e jashtme jo. Monedhat 10, 20 dhe 50 cent nuk kanë veti magnetike, prandaj nëse tërhiqen nga magneti, atëherë janë false. Monedhat 1, 2 dhe 5 cent euro janë shumë magnetike dhe tërhiqen lehtësisht nga magneti. Monedhat e falsifikuara, nga ana tjetër, zakonisht ose nuk jane fare magnetike ose tërhiqen fort nga magnetët”, thuhet tutje në udhëzues.
Ndryshe, muajve të fundit, tregu është mbushur me monedha 2 euro false. Disa markete për një kohë kanë refuzuar ta pranojnë këtë monedhë.
Më poshtë gjeni udhëzuesit:
Udhëzuesit për tiparet e sigurisë së të gjithë monedhave
https://bqk-kos.org/…/tiparet-e-sigurise-se-monedhave/
Tiparet e sigurisë dhe mbrojtja nga falsifikimi për monedhën 2 Euro
https://bqk-kos.org/…/Monedha-2-euro-dhe-tiparet-e…
Karakteristikat dhe informatat tjera për të gjitha monedhat – 1 cent, 2 cent, 5 cent, 10 cent, 20 cent, 50 cent, 1 Euro dhe 2 Euro
https://bqk-kos.org/…/uploads/2022/12/Euro-monedhat.pdf
Kartëmonedhat
Udhëzuesit për tiparet e sigurisë për të gjitha kartëmonedhat – 5 Euro, 10 Euro, 20 Euro, 50 Euro, 100 Euro, 200 Euro dhe 500 Euro për të dy seritë (seria e parë dhe Europa)
https://bqk-kos.org/…/tiparet-e-sigurise-se…/
Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 5 Euro
http://www.bqk-kos.org/…/docs/ob/5E_Tiparet_e_sigurise.pdf
http://www.bqk-kos.org/…/5E_Tiparet_e_sigurise_europa.pdf
Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 10 Euro
http://www.bqk-kos.org/…/ob/10E_Tiparet_e_sigurise.pdf
https://bqk-kos.org/…/10E_Tiparet_e_sigurise_seria…
Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 20 Euro
http://www.bqk-kos.org/…/20%E2%82%AC_Tiparet_e_sigurise…
http://www.bqk-kos.org/…/20%E2%82%AC_Tiparet_e_sigurise…
Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 50 Euro
https://bqk-kos.org/…/docs/ob/50E_Tiparet_e_sigurise.1.pdf
https://bqk-kos.org/…/50%E2%82%AC_Tiparet_e_sigurise…
Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 100 Euro
https://bqk-kos.org/…/01/100E_Tiparet_e_sigurise-1-2.pdf
https://bqk-kos.org/…/100E_Tiparet_e_sigurise_seria…
Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 200 Euro
https://bqk-kos.org/…/01/200E_Tiparet_e_sigurise-1.pdf
https://bqk-kos.org/…/200E_Tiparet_e_sigurise_seria…
Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 500 Euro
http://www.bqk-kos.org/…/ob/500E_Tiparet_e_sigurise.pdf