Çmimi i biletave për në Luvër është rritur me 5 euro në prag të Lojërave Olimpike në 2024, është bërë e ditur në faqen e muzeut të Parisit.
Nga kjo e hënë çmimi i biletës është rritur për gati 30%, nga 17 në 22 euro.
Vizita në Luvër do të vazhdojë të jetë falas për personat nën moshën 18 vjeç dhe për banorët e zonës ekonomike evropiane nën moshën 26 vjeç.
Siç sqaroi menaxheri i muzeut, rritja e çmimit është pasojë e inflacionit dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Megjithatë, çdo vizitor tjetër ka të drejtë ta shohë ekspozitën falas, thekson muzeu.
Në vitin 2023, numri i vizitorëve ishte 8.9 milionë, dhe 3.6 milionë vizitorë 41% hynë falas në muze.
Parisi pret që rreth 15 milionë turistë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, njoftoi Ministria e Turizmit.