Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Bardhosh i Prishtinës, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
57-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku është ankuar se i shoqi e ka sulmuar fizikisht pas një konflikti verbal.
Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë lëndime trupore dhe të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale ‘Dhunë në familje’.