Mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore Erden Atiq, pritet të nisë sot në orën 09:00.
Ky peticion është i organizuar nga grupi iniciatorë serb.Këtë e ka konfirmuar kryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Nexhat Uglijani.
.“Ne përmes emalit i kemi dërgu grupit iniciues dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal pëlqimin për shfrytëzimin e objektit, hapësirën publike e cila gjendet te Salla e Sporteve në Pjesën Veriore. Ata (grupi iniciatorë serb) sot fillojnë prej orës 09:00. Fillon në pjesën Veriore dhe Leposaviq”- ka thënë ai.Ndryshe, më datë 15 janar, Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore ka miratuar kërkesën e grupit iniciatorë serb për nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit
Erden Atiq u zgjodh kryetar i kësaj komune në prill të vitit të kaluar në zgjedhjet që u mbajtën në katër komunat veriore të Kosovës.