Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte kritikuar më parë presidentin e atëhershëm Hashim Thaçin për një marrëveshje që ky i fundit e kishte bërë me NATO’n, që Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK), mos të mund të shkojnë në veri të Kosovës.
Ejup Maqedonci, ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Albin Kurtit, ka treguar se kreu i ekzekutivit akoma nuk pajtohet me atë marrëveshje.
Por thotë se Qeveria e Kosovës do ta respektojë një marrëveshje të tillë pasi ka qenë zotim i institucioneve të Kosovës.
Këto deklaratë ministri i mbrojtjes e ka dhënë të martën gjatë një interviste për “Pressing” të T7.
“Kurti vazhdon të mos pajtohet me atë marrëveshje të 2013, por normalisht që i respekton zotimet e 2013 duke qenë që ka qenë zotim i institucioneve të Kosovës në drejtim të NATO’s. Vlerësoj që ky zotim do të respektohet edhe më tutje ne jemi si vend projekt i përbashkët, qyteatrët në rend të parë dhe partnerët tanë në këtë aspekt zotimi i 2013 është një element, pavarësisht që mund të mos pajtohemi, por do ta respektojmë”, ka thënë.