Kurti takohet me O’Brien: Pranoi përmbajtjen e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve

Kryeministri Albin Kurti është takuar me James O’Brien, Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, me të mbërritur në Davos të Zvicrës.

Kurti tha se O’Brien pranoi përmbajtjen e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve.

Tutje, Kurti e konsideroi ShBA-në një mik dhe aleat të çmuar, transmeton lajmi.net.

“Ai shprehu vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi ai në platformën “X”.