Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasanin.
Në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme që lidhen me thellimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve, derissa u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet aktuale politike, në vend rajon e më gjerë.
“Kreu i Kuvendit po ashtu theksoi nevojën për bashkërendim të hapave në mënyrë që të jemi sa më pranë njëri-tjetrit dhe të bashkuar përballë sfidave rajonale e globale”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Teksa, Ministri Hasani, pasi shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe ritheksoi përkushtimin e Shqipërisë për mbështetjen e Republikës së Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit, integrimit euroatlantik dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.