Në Klinikën e Patologjisë po dyshohet për një mjet shpërthyes, teksa ekipet e deminimit kanë arritur te oborri i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për ta larguar rrezikun.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, teksa shtoi se është evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Klinikën e Patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm. Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policies”, ka thënë Borovci.
LEXO EDHE:
Dyshohet për granata dore te një objekt në QKUK, ekipet e deminimit arrijnë në vendngjarje