Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka thënë se paralajmërimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook theksoi se rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, pasi vendimet e tilla i rikthejnë vitet e 90-ta.
“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi.
Kamberi tha se Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje.