Janë të shpeshta rastet kur prindërit detyrohen t’i denoncojnë në Polici fëmijët e tyre, për shkak të dhunës psikike e fizike që përjetojnë nga ta.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Stanoc i Epërm në Vushtrri, ku një burrë dyshohet se ka rrahur babain e tij të moshuar.
80-vjeçari ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të marra nga dhunë fizike, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.
Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor 39-vjeçarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’