Si 17 vjeçar, i pa me sy krejt maltretimet që serbët ua bënë mbi 30 vetave.
Por tmerri për Burim Osmanin nga Reçaku 25 vjet më parë nuk përfundoi këtu, raporton Klan Kosova.
Kur ushtria qe tërhequr pas masakrimit të 45 civilëve, ky depërtoi kah Kodra e Bebushit duke shpresuar se babai i mbijetoi, por u shtang kur e pa prindin e masakruar.
Pamjet e rënda thotë se i sillen nëpër kokë ende, ani se atë kohë ishte fëmijë. Ky nuk e di as se si arriti ta menaxhojë në liri atë gjendje të rënduar.
Trupa, gjymtyrë e organe tjera pa i trishtuar edhe Ramë Shabani që nga tortura gati sa nuk vdiq.
Gjendjen këtyre familjarëve po ua rëndon akoma fakti që po mungon drejtësia për Reçakun.
Në nderim të viktimave, homazhe këtë 15 janar bënë edhe qytetarë të shumtë anë e kënd Kosovës dhe rajonit