Bislimi: Me Lajçakun biseduam edhe për pasaportat e paligjshme të Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot në Vjenë me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përmes platformës X, Bislimi njoftoi se kanë diskutuar për çështje të ndërlidhura me dialogun.

“Biseduam për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes, për letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja”, tha ndër të tjera Bislimi, raporton Klankosova.tv.

Ai shtoi se në takim janë ngritur edhe çështje të tjera lidhur me urgjencën për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Themelore.

“Theksova se shtytja e propozimit për njohjen e pasaportave të paligjshme të lëshuara nga Serbia, ndikon negativisht në procesin integrues dhe dëmton rëndë dialogun”, shkroi Besnik Bislimi.