Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se takimi do të fillojë nga ora 10:25, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Hasani sonte vetëm se ka arritur në Kosovë, ai është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e ai nesër do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendi, Glauk Konjufca.