Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka nderuar kameramanin Sylejman Kllokoqi me mirënjohje për raportimin gjatë luftës.
Këtë nderim për Kllokoqin, Rama e ka publikuar në rrjetin social Facebook.
“Më 15 janar 1999, Sylejman Kllokoqi me guxim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm xhiroi pamjet tronditëse të Masakrës në Reçak të Shtimes, ku 45 civilë u vranë në mënyrë brutale nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe”, ka shkruar Rama.
Rama ka thënë se Kllokoqi e ka shkruar një faqe të rëndësishme në historinë tonë.