Një 32 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Komuna e Lipjanit, dhe konfirmuan se viktima është nga kjo komunë.
Sipas njoftimit të kësaj komuna, ai është Gëzim Rizani.
Nga kjo komunë thonë se i pari i tyre, Imri Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Rizani.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të të gjitha institucioneve komunale, ngushëllon familjen Rizani nga fshati Kroimir, për vdekjen e Gëzim Rizani i cili humbi jetën në një aksident tragjik në trafik.
Lajm i trisht për vdekjen e parakohshme të Gëzimit, dhembje për të gjithë qytetaret e komunës tonë e më gjërë.
E nderuara familje Rizani,
Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj
Jo vetëm familja, por të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata të cilët e njohën Gëzimin, ka përmbyllur telegramin e ngushëllimit Kryetari Ahmeti. Ngushëllime!./Lajmi.net