Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar Masakrën e Reçakut, ndërsa ka shprehur në Facebook nderimin për viktimat.
Rama e ka quajtur “krim shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës”, masakrën e para 25 vjetësh.
“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet“, shkroi kryeministri shqiptar.