Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku takuar udhëheqësit e shtetit, liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Von Cramon në një konferencë për media ka folur për vizitën e saj, derisa tha se ka qenë gjithëpërfshirëse.
Në fillim të konferencës, raportuesja uroi qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë. Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, tha ajo.