Kishin ardhur nga kurbeti ta shohin gjyshen e dalë nga spitali, e në të përfunduan edhe vetë.
14 persona mbetën të lënduar pas eksplodimit të një bombole gazi në shtëpinë e familjes Brahimi në Kçiq të Madh të Mitrovicës të shtunën pasdite.
Ata pësuan djegie nga shpërthimi i balonit që përdorej për zierje, pasojat e të cilit vërehen edhe në katin e parë të godinës.
Pa lëndime shpëtuan vetëm njëra nga motrat e kryefamiljarit dhe gruaja me nënën e tij që ndodheshin në katin e dytë.
Veç pronarit të shtëpisë me 2 fëmijët, në QKUK po marrin trajtim edhe motrat me fëmijët e tyre që kishin ardhur nga kurbeti, Teksa një 10 vjeçare, më nënshtetësi suedeze të dielën u transferua drejt shtetit skandinav.
Shtëpia e Burhan Brahimit po pastrohej të dielën ndërsa organet kompetente kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes për të zbardhur në tërësi se si erdhi deri te eksplodimi.