Osmani nesër bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak

Zyra për media e presidencës ka treguar agjendën e Vjosa Osmanit për nesër, 15 janar.

Në orën 08:30, Presidentja Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Në orën 09:30, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore, në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut.