Ngriten temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, ku nuk do të mungojnë as reshjet.

Mëngjeset do të jenë me ngrica si pasojë e vlerave negative të temperaturave minimale, andaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.
Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat vonë gjatë natës parashihen të shndërrohen në fjolla bore. Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët deri mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ditën e martë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga perëndimi.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët, por relativisht i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.