Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar mbretin e ri të Danimarkës, Frederikun X.
“Urimet tona të përzemërta madhërisë së tyre Mbretit Frederik X dhe Mbretëreshës Mari për ngjitjen e tyre në fronin e Danimarkës. Le ta udhëheqin vendin e tyre drejt sukseseve të reja”, shkroi Osmani.
“Ne i bashkohemi popullit të Danimarkës për të nderuar trashëgiminë e shërbimit të përjetshëm të Mbretëreshës Margrethe II”.