Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nuk u beson disa sondazheve që pushteti iu dha zë javët e fundit, të cilat partinë në pushtet e vendosin në pozicion të mirë në raport me mbështetjen e qytetarëve.
Haziri tha të mërkurën në emisionin “ZEN me Artan Behramin” në T7 se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë liderët më të popullarizuar në vend, ndërsa tha se presidentja Vjosa Osmani gëzon vetëm 8% popullaritet.
“Në këtë matje, unë nuk besoj që është e vërtetë. Është e trukume pak. Përkundër kredibilitetit të UBO-s. Ai e ka kryer një shërbim. 8% e ka popullaritetin Vjosa Osmani. Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku e kanë popullaritetin më të madh”, tha ai.
Haziri u shpreh i bindur se këtë vit do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.