Të gjithë zyrtarët policorë duhet të jenë në punë me datë 1 shtator, edhe nëse kanë patur pushime të paralajmëruara vjetore, pas vendimit që kanë marrë drejtuesit e Policisë së Kosovës.
Lajmi është konfirmuar për Insajderi nga zyra për media e Policisë.
“Bazuar në nevojat operacionale dhe arritjen e objektivave kryesore, Policia e Kosovës veprimet e saj i ndermerr bazuar në autorizimet ligjore dhe në pajtim me procedurat standarde të operimit në fuqi, përfshirë këtu edhe menaxhimin e pushimeve të personelit policor apo resurseve njerëzore” thuhet në përgjigjen e Policisë, duke mos pasur më shumë detaje për Planin Operativ,