Në radhët e ushtrisë ruse gjatë agresionit ndaj Ukrainës ka një numër jo të vogël mercenarësh serbë.
Kundrejt pagesës ata janë bërë pjesë e trupave ushtarake që kanë kryer krime ndaj civilëve në zonat e pushtuara të Ukrainës.
Në rrjetet sociale, një mercenar që identifikohet si Serb, ka publikuar një vidoe nga rajoni i aneksuar i Ukrainës, Donbas.
Mercenari serb thotë se pas pushtimit të Ukrainës, konflikti i radhës do të jetë në Kosovës. “Ne jemi sot këtu, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosovë!” Kosova është Serbi”, deklaron në video mercenari serb.
Qeveria serbe nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar qytetarët e saj që marrin pjesë në luftë në Ukrainë.
Ndërkohë mediat serbe kanë publikuar të dhëna që tregojnë se qytetarët serbë kanë lehtësira më shumë se kombësitë e tjera për t’u bërë pjesë e ushtrisë ruse.
Nga ana e qeverisë së Kosovës ka pasur denoncime lidhur me praninë e ushtarakëve ruse, kryesisht grupi Vagner në Veri të Kosovës.
Zyrtarë të inteligjencës së Kosovës kanë deklaruar se në incidentet e zhvilluara vitin e fundit në veri të Kosovës ka pasur mercenarë rusë.