Kompania e motorit të kërkimit ‘Google’ ka njoftuar se ka larguar një mijë punëtorë nga puna.
Sipas mediumit për teknologji ‘The Verge’, këta punëtorë ishin nga ekipet e inxhinierisë dhe Google Assistant.
“Një numër i ekipeve tona bënë ndryshime për t’u bërë më efikas dhe për të punuar më mirë. Disa ekipe po vazhdojnë të bëjnë ndryshime organizative, të cilat përfshijnë largimin e roleve në nivel global”, ka thënë zëdhënësja e kësaj kompanie, Courtenay Mencini.
Kompania amë e Google, Alphabet punësoi 182,381 punonjës që nga 30 shtatori 2023.