Një person ka pësuar lëndime në gjymtyrë pasi është plagosur me armë zjarri.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima, S.R., nga Rahoveci është shtrirë në Spitalin e Gjakovës, për tretman.
Viktima ka pohuar se nuk është fare në dijeni se si është plagosur.
Sipas burimeve të gazetës, dyshohet se bëhet fjalë për vetplagosje ose kontakt me plumb qorr.
Rasti është duke u hetuar.