Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, ka realizuar një vizitë në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Në Facebook, ai ka shkruar se është takuar përveç me prindin e tij, edhe me Thaçin, Veselin e Krasniqin.
“Në një moment gjatë vizitës arrita të shoh sa mirë kalonin mes tyre çlirimtarët, ishte ndjenjë e mirë të i shoh çlirimtarët bashkë duke luajtur tenis, Nasimi dhe Cali luanin bashkë kundër Rexhës dhe Pjetrit”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Dy ditë vizitë në qendrën e paraburgimit në Hagë, ditën e djeshme Korabi priti 26 vjetorin e lindjes në një ambient me ndryshe së herave tjera bashkë me Hysin dhe bashkëluftëtarët e tjerë që po bahen padrejtësisht.
Sot bashkë më vëllezërit e presidentit Hashim Thaqit takum Hysin, Hashimin, Kadriun, Bacën Jakup dhe Pjetrin.
Në një moment gjatë vizitës arrita të shoh sa mirë kalonin mes tyre çlirimtarët, ishte ndjenjë e mirë të i shoh çlirimtarët bashkë duke luajtur tenis, Nasimi dhe Cali luanin bashkë kundër Rexhës dhe Pjetrit.
Lexo edhe: Vje