Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi SBASHK-u vendosi të futet në grevë nga data 25 gusht.
Gjinovci tha se 76% e nxënësve kosovarë nuk dinë të lexojnë dhe për këtë duhet dhënë llogari SBASHK-u.
E, sipas Gjinovcit, nuk duhet të kërkohet rritje pagash po përjashtim masiv prej punës.
“SBAShKU duhet me dhanë llogari pse 76% e nxansave kosovarë nuk dijnë me lexu. Jo rritje pagash, po përjashtim masiv prej punës” – ka shkruar Gjinovci.