Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, do të qëndrojë në Kosovë për katër ditë.
Vizitën e saj do ta nisë të hënën më 15 janar, kur edhe do të mbajë një konferencë për media.
Ajo njihet si mike e madhe e Kosovës dhe shtytëse drejt procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.