Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë dhënë dorëheqje rreth 100 zyrtarë policiorë, për shkak të kushteve të punës.
“Gjatë vitit të kaluar 100 zyrtarë kanë dhënë dorhëqje vullnetare. Shumica këtyre dorëheqjve janë për shkak të pakënaqësive me kushtet e punës dhe një page jo të majftushme për të siguruar ekzistencë për familjën”, tha ai.
Zeqiri ka folur edhe pas raportimeve në media, se njësisë FIT, i janë hequr kompetencat nga ana e Qeverisë.Ai tha se ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar.
“Unë mendoj që ky informacion nuk është marrë nga burimet e sakta, për arsy3 se nuk e kam këtë informacion zyrtarisht që dikush ka hequr kompetencat të cilësdo njësi, jo vetëm të FIT-it. Të gjitha njesitë në Policinë e Kosovës kanë detyra të veçanta”, tha kryesindikalisti i policisë, Imer Zeqiri.
“Kompetencat dhe detyrat në Policinë e Kosovës i përcakton drejtori i përgjithshëm dhe menaxhmenti policor” tha Zeqiri.
Zeqiri tutje thotë se janë bërë përmirësime në ligjin e pagave. “Të them një detaj rreth njofitimit nga Gjykata Kushtetuse që ai njoftim që është bërë publike do të dal dhe me vendim, Gjykata Kushtetuse ka disa përmesime atu ku ligji i pagave i ka eliminu psh, provoja e punes nga 0.5 025 si dhe zvolgimin e pagave. Tani me këtë njoftimin e Gjykatës Kushtetuse nuk do të kemi asnjë pagë të zbritur në Policinë e Kosovës”, tha ai.
Zeqiri thotë se ka mbajtur takim me ministrin dhe po presin hapa drejtë realizimit të kërkesave.
“Ne kemi biseduar me ministrin po presim me hapa drejtë realizimit, nëse vërtetë nuk ralizohen asnjëra nga kërkesat do ta bëjmë mediatike se çfarë hapa do te ndërmarrim. Mirëpo, pakënaqësitë mundë t’i paraqesim në çfarëdo forme tjetër, po shpresojmë që pasi jemi dakorduar, presim këtë viti me realizimin e kërkesave”, tha Zeqiri.