Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se Paneli i Gjykatës së Apelit e ka refuzuar apelin e Isni Kilajt që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Ish-kryetari i Malishevës vazhdon të mbahen në paraburgim pasi i njëjti akuzohet për pengim të drejtësisë.
Kilaj u arrestua më 3 nëntor pas një urdhërarresti të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar, shkruan Klankosova.tv.
“Kilaj u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës dhe shkeljen e sekretit të procedurave”, thuhej në njoftimin e ZPS-së.