Një qytetar humbi jetën këtë paradite në Gjykatën e Tiranës.
Mësohet se viktima po qëndronte ulur në stol, në momentin kur ndërroi jetë. Shkaku dyshohet të jetë arrest kardiak.
Gazetarja Anila Hoxha mëson nga dëshmitarët në vendngjarja se qytetari i moshuar u paraqit në ambientet e gjykatës për të pyetur për datën e gjyqit.
“Erdhi të pyeste për orën e gjyqit, por nuk ndihej mirë dhe u ul në stol“, rrëfeu një qytetar.
Qindra qytetarë “vuajnë” stokun e dosjeve në Gjykatën e Tiranës, e cila ndodhet përballë ngarkesave të mëdha, pas procesit të Vettingut dhe hartës së re gjyqësore.
Sipas informacioneve, një gjyqtar i vetëm në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës ka firmosur një mijë vendime përgjatë vitit 2023, ndërsa kolegët e tyre të Dhomës civile kanë shqyrtuar deri në 2300 çështje.
Ngarkesa mesatare e një gjyqtari në Dhomën Penale në datën 31 dhjetor 2023, është 250-300 dosje në gjykim, ndërsa ka firmosur 1 mijë vendime përgjatë 2023.
Top Channel