Claudia Tenney, kongresiste amerikane që mbështet Serbinë, ka dalë kundër Departamnetit të Shtetit për t’i shitur Kosovës antitank “Javelin”.
Ajo e ka fajësuar Kosovën për mos zbatimin e marrëveshjen të Brukselit të vitit 2013.
Sipas saj Kosova po shpërblehet përkundër se “ka bërë shpërfillje flagrante të normave bashkësisë ndërkombëtare”.
Madje ajo thotë se një shitje e tillë e antitankëve do të rrezikojë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
“Marrëveshja e Departamentit të Shtetit për dërgimin e raketave Javelin në Kosovë është tepër nxitëse, veçanërisht ndërkohë që tensione tashmë janë rritur në Ballkanin Perëndimor. Ky vendim vetëm i hedh benzinë zjarrit dhe e bën më të mundshëm shpërthimin e një konflikti. Më tej, ky vendim e shpërblen Kosovën përderisa ajo vazhdon të injorojë angazhimet e mëparshme ndërkombëtare siç janë ato për të cilat është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Kjo është arsyeja pse unë prezantova mbështetjen e aktit të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për ta mbajtur Kosovën përgjegjëse për dështimin në respektimin e marrëveshjes të saj ndërkombëtare. SHBA-ja nuk duhet të vazhdojnë armatosjen dhe forcimin e shpërfilljes flagrante të pushtetit të Kurtit ndaj normave ndërkombëtare”, tha ajo.
“Ne e dimë se dërgimi i armëve shtesë në Kosovë nuk do të çojë në paqe. Në vend të kësaj, Serbia dhe Kosova arritën përparim përmes diplomacisë për të arritur një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse unë do të prezantoj një rezolutë të përbashkët të normalizimit sipas Aktit Kontrollit të Eksportit të Armëve sapo Kongresi të njoftojë zyrtarisht për këtë shitje. I bëj thirrje Kongresit që ta miratojë me shpejtësi këtë rezolute dhe gjithashtu i bëjë thirrje presidentit të ndryshojë kursin”, ka deklaruar ajo.