Analisti Imer Mushkolaj është tallur me deputeti e PDK-së, Hisen Berisha, i cili mbrëmë ka thënë se Banjska ishte skenar i Kurtit, Vuçiqit, Borrellit e Lajçakut.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se kur i dëgjon teoritë Hisenit për Albin Kurtin, nuk duhet me u çuditë pse Kurti dhe VV-ja i fitojnë 50 për qind.
“Kur ia dëgjon teoritë këtij deputetit të PDK’së, Hisenit, për Albin Kurtin, si sonte n’Debat Plus, për besë nuk duhet me u çuditë që Albini e Vetëvendosja i fitojnë 50 për qind. Tipat si ky janë aleatët më të mirë të tij. Veç përpara”, ka shkruar Mushkolaj.