Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Inteligjencës Kosovare (AKI), Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, të enjten se SHBA-ja e ka paralajmëruar Serbinë se nëse ndërhyn me ushtri në Kosovë atëherë do t’ia kolapsojë ushtrinë për 36 orë.
Sipas tij tij, ky paralajmërim ka ndodhur në tetorin e vitit të kaluar.
Ai ka thënë se më shumë ka gjasa të ketë konflikt në Bosnje dhe Hercegovinë sesa në Kosovë.
“Edhe SHBA-të, duke folur në emrin të NATO’s, diku në javën e parë të tetorit, e kanë paralajmëruar Serbinë që çfarëdo lloj ndërhyrje ushtarake në Kosovë do të përfundojë me 36 orë me dorëzim të plotë të Serbisë. Pra e kemi të konfirmuar”.
”Po ju them që komandantit të atëhershëm të KFOR’it i ka kërku që KFOR’i të rrinë në kazerma gjatë atyre 36 orëve, që ushtari i KFOR’it të mos lëndohet. Pra po flasim për fuqinë ajrore”, ka thënë Ramadani.