Nijazi Isaku, deputet i VV-së, ka folur rreth dialogut në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
Në deklarimin e tij, deputeti Isaku ka pasur fjalë të mëdha për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, Kurti është duke e mbrojtur interesat e Kosovës me dinjitet dhe vendosmëri.
Tutje, ai ka theksuar se Kurti ka arritur t’ia heq maskën Aleksandar Vuçiqit, presidenti i Serbisë.
“Për herë që kur ka filluar procesi i negocimit apo bisedimeve, me ndërmjetësim të BE, Serbia ka përballë një Kryeministër që me dinjitet e vendosmëri mbron interesat e Kosovës. Kryeministri Kurti në këtë proces konsideroj që me sukses ka arritur ta çjerr maskën e Vuçiçit, dhe ta shpërfaq fytyrën e tij të vërtet prej shovenisti serb, që është përgjegjës dhe investon drejtpërdrejt në procese de stabilizuese në Kosovë dhe rajon dhe praktikisht përfaqëson politikën destabilizuese dhe anti-perëndimore të Rusisë së Putinit. Kjo është arritur me forcim të sundimit të ligjit, funksionim të institucioneve në të gjithë territorin dhe luftë të pa kompromis ndaj krimit të organizuar, që në masë të madhe është i sponsorizuar nga Serbia e Vuçiçit.” – deklaroi ai.