Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se ata po obligohen që të hyjnë në grevë.
Ai bëri të ditur se greva nis nga 25 gushti dhe do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
“Më 10 gusht 2022 BSPK-ja mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të sigurisë të situatës. BSPK-ja përsëri ndjeki të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave por nuk ia doli të ulet me Qeverinë dhe të gjejmë një rrugë të duhur. Prandaj sot dua t’u informojë se ligji është që na obligon të hyjmë në grevë, mu ky është shkaku që sot po e shpallim grevën e përgjithshme për shkak të mos realizimit të kërkesave”, ka thënë Hykolli.
https://permbledhja.com/keto-pritet-te-jene-pagat-ne-sektorin-publik-me-projektligjin-e-ri-kush-do-te-paguhet-me-se-shumti/
“Kërkojmë 100 euro shtesë deri sa të miratohet Ligji për Paga”, theksoi ai.
Ndërsa Koordinatori i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Ymer Ymeri thotë se SBAShK-u është i gatshëm për të biseduar me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre.
“Greva do të shpallet në kohë të pacaktuar do të thotë deri në realizimin e kërkesave, kjo është arsyeja të cilën ne si SBASHK jemi të brengosur për shkak se patjetër kemi me u ulë në bisedime edhe me gjet zgjedhje për me i përfundua grevën pse nuk po i gjejmë para fillimit të grevës ose para fillimit të procesit mësimor, arsyeja pse kemi kërkuar mirëkuptim edhe nga federatat tjera me u shpallë më datën 24, 25 gusht është që të kemi hapësirë 5,6 ditë para fillimit të vitit shkollor me tentua që përsëri që edhe gjatë grevës do të ketë bisedime se qeveria është e gatshme, na jemi të gatshëm qysh sot, qysh në këtë moment të fillojmë bisedimet, por ta kemi një mundësi që nëse realizohen kërkesat mund të fillon viti shkollor përndryshe deklarimet e ministres që viti shkollor ka me fillua më 1 shtator, se kuptoj me kënd e fillon, arsimtarët do të jenë në grevë edhe punonjësit e të gjitha institucioneve edhe punëtorët teknikë do të jenë në grevë nga data 24 ose 25 që do të ketë mundësi përgatitjen të shkollave për fillim të viti shkollor nëse s’jemi përgatitur”, thotë Ymeri.
Sipas tij, kjo grevë e paralajmëruar rrezikon edhe mbajtjen e testit të Maturës Shtetërore që pritet të mbahet më 27 gusht./Tëvë1