Dhunohet një grua në Ferizaj

Një grua në Ferizaj ka njoftuar Policinë se është dhunuar nga një person.

Sipas saj rasti ka ndodhur më 8 janar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Ferizaj 08.01.2024. Me datë 10.01.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar  se me datën e lartcekur ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.