Drejtuesi dhe themeluesi i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, e ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, David Wisner.
Në takimin e zhvilluar në Spitalin Amerikan, Allajbeu e ka prezantuar zyrtarin e lartë të Ambasadës amerikane me infrastrukturën spitalore, investime e filluara nga 2008 nga Southeast Europe Equity Fund II të cilët edhe e kanë përmirësuar shërbimin shëndetësor në Shqipëri.
Wisner ka vizituar edhe Departamentin e Radiologjisë dhe Qendrën STROKE dhe ka takuar ekipin mjekësor të drejtuar nga Prof. Dr. Mentor Petrela për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjekësore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan.
Njoftimi i plotë i Spitalit Amerikan:
Në Spitalin Amerikan është mirëpritur në takim z. David Wisner, I ngarkuari me Punë pranë Ambasades Amerikane nga Dr. Klodian Allajbeu, CEO I Spitalit Amerikan. Gjatë kësaj vizite Dr. Allajbeu i prezantoi infrastrukturën spitalore, investimet e filluara që prej 2008 nga Southeast Europe Equilty Fund ll të cilët kanë përmirësuar shërbimin shëndetsor në Shqipëri.
Teknologjia inovatore e ofruar nga General Elektrik, Medtronic, Jonson and Jonson, Boston Scinetific etj, e shoqeruar me ekspertizën e mjekeve shqiptare dhe të huaj ka sherbyer si katalizator Jo vetëm për Spitalin Amerikan por edhe për shërbimin shendetsor publik në vend duke i dhënë mundësi pacienteve shqiptar të marrin shërbime Shendestore të avancuara ku vite para ato ishin të mundshme vetëm jashtë vendit.
Z. Wisner vizitoi Departamentin e Radiologjisë e Qendren STROKE dhe takoi ekipin mjeksor të drejtuar nga Prof. Dr. Mentor Petrela për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjeksore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan.
Dr. Allajbeu i prezantoi historikun e përgjithshëm të spitalit, sukseset, sfidat e kaluara dhe aktuale me të cilat perballet sistemi shendetsor, si edhe planet për të rritur prezencën e brendeve amerikane me qëllim përmirësimin e shërbimit mjeksor ndaj qytetarëve shqiptare.