Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka përshendetur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për organizimin e “Flakës së Janarit”.
Haziri ka thënë se turpi mbetet mbi qeverinë qendore, me urdhër të cilit, sipas tij, është hequr kalendari i “Flakës…”.
“Figura e Presidentit historik mbetet unikate, dhe ani pse lidershipi i VV-së vazhdojnë ta urrejnë edhe për se vdekuri, ua rikujtojmë se Presidenti Ibrahim Rugova ka inicuar e shkaktuar procese, duke realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci”, thuhet ndër të tjera në postimin e Hazirit.