Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Serbia ka pranur targat RKS pasi që sipas tij, ka marrë ganaci të forta se Kosova do ta themelojë Asocacionin.
Limaj ka thënë se ka filluar implementimi i marrëveshjes Kurti- Vuçiq.
“Veturat me targa RKS lëvizin sot në Serbi, ngase kanë garanci se do të bëhet Asocacioni dhe atë siç është i reklamuar drafti. Prandaj e shihni tash presionin që do t’i vjen Qeverisë së Kosovës, pas këtyre veprimeve të pa rëndësishme kinse lëshimeve që i ka bërë Serbia”, ka thënë ai.
Limaj ka thënë se Kurti tashmë ka pranuar themelimin e Asocacionit dhe kjo gjë sipas tij është e kryer.
Duke folur për veriun, ai ka shpreur paknaqësi për menaxhimin nga ana Qeverisë.
“Qysh bre është duke bërë mirë me veriun, a janë kah ju shohin sytë. Çka ka në veri sot?…krejt janë aty, vetëm e kanë urdhërin e Vuçiqit me hesht, asgjë nuk ka ndryshuar, do ta shohim udhës. Dhe, kjo çka po ndodhë, ky është shqetësimi im. Ky mashtrim i madh dhe ky vrapim me lehtësi i njerëzve me u mashtruar, kjo është shqetësuese për mua”, ka thënë Limaj. .Kanal10